image Shihni se si të fjeturit në krah krijon rrudha

Shëndeti

Shihni se si të fjeturit në krah krijon rrudha

news image

Të gjithë kemi dëgjuar që gjumi në krah mund të shkaktojë rrudha, por tani kemi edhe një mundësi të shohim se si duket me të vërtetë.

Mjekët nga klinika kozmetike britanike DrMediSpa në Essex, postuan në Instagramin e tyre disa fotografi ku mund të shohim saktësisht se si ‘rrudhet” fytyra.

Si të parandaloni rrudhat gjatë gjumit:

1. Provoni të flini në shpinë. Një studim i vitit 2012 tregoi se gjumi në krah mund të jetë shkaku i një numri të shtuar të rrudhave në të gjithë fytyrën tuaj, si dhe i ‘fundosjes’ së disa pjesëve të fytyrës tuaj.

2. Merrni një jastëk me formë të veçantë, në të cilën e gjithë pesha e kokës tuaj shpërndahet në mënyrë të barabartë.

3. Merrni jastëkët prej mëndafshi ose sateni.

4. Përdorni retinol ose bakuchiol natën. Përdorni këta përbërës në një bazë vaji për të ruajtur lagështinë.

5. Flini mjaftueshëm. Shtatë deri në tetë orë gjumë janë optimale për parandalimin e rrudhave.

6. Në mëngjes, bëni një masazh fytyrës suaj, veçanërisht pjesëve ku keni fjetur për të kthyer gjakun në zonat që ishin nën presion. 

/GazetaSinjali/