image Shifra të frikshme në Gjermani, mbi 1,100 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit

Evropë

Shifra të frikshme në Gjermani, mbi 1,100 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit

news image

12 persona kanë humbur betejën me koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit në Gjermani, ka bërë të ditur instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch”.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i viktimave nga ky infeksion shkoi në 9 mijë e 195, shkruan “Reuters”.

Përpos rasteve fatale, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 1 mijë e 122 raste të reja dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 215 mijë e 336.

Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

Për rritjen e rasteve të reja, Gjermania ka akuzuar qytetarët që po kthehen nga shtetet tjera, veçanërisht ata nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia. /Gazeta Sinjali/