image Shifër e lartë e personave të infektuar me koronavirus në Serbi

Rajon

Shifër e lartë e personave të infektuar me koronavirus në Serbi

news image

Nëntë persona kanë vdekur në Serbi si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit. Siç ka njoftuar Shtabi i Krizës atje janë regjistruar edhe 295 raste të reja nga 9858 të testuar.

Deri më sot në Serbi kanë vdekur si pasojë e COVID-19, 614 persona. Ndërsa janë regjistruar 27.033 raste.

Është njoftuar se në respiratorë janë 132 pacientë. Janë shëruar 390 persona. /GazetaSinjali/