image Qeveria Hoti shfuqizon masën e reciprocitetit me Serbinë

Kosovë

Qeveria Hoti shfuqizon masën e reciprocitetit me Serbinë

news image

Qeveria Hoti gjatë mbledhjes së sotme ka marrë vendim për heqjen e masës së reciprocitetit ndaj Serbisë.

Nën udhëheqjen e kryeministrit Hoti, ekzekutivi ka shfuqizuar vendimin e datës 20 mars 2020 të qeverisë së kaluar Kurti për zbatimin gradual të reciprocitetit me Serbinë dhe vendimin e datës 30 maj 2020, për plotësim ndryshimin e vendimit të parë për këtë masë.

Kryeministri Hoti ka theksuar se nëse dialogu nuk jep rezultatet e pritura, në koordinim me partnerët ndërkombëtar do të rivendosën masat ndaj Serbisë. Sipas tij, janë larguar pengesat nga ana e Kosovës për dialog. /Gazeta Sinjali/