Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në një ceremoni luksoze të mbajtur në ishullin San Giorgio Maggiore të Venecias, të premten më 27 qershor 2025, shkruan Gazeta Sinjali.
Martesa u pasua nga një festë tre-ditore e mbushur me shkëlqim dhe të ftuar të famshëm, që nisi me ceremoninë civile në Shtetet e Bashkuara.
Ceremonia e dytë u organizua në një nga vendet më piktoreske të Italisë, me pjesëmarrjen e yjeve ndërkombëtarë dhe figura të njohura të botës së biznesit e modës. Pamjet nga dasma janë bërë virale në rrjete sociale, ku çifti shihet duke shkëlqyer në momente intime dhe të qeshura me të ftuarit.
Të shtunën, më 28 qershor, çifti u pa duke u larguar nga hoteli luksoz Aman dhe duke u drejtuar drejt Harry’s Bar – një lokal historik venecian, i njohur si vendi i preferuar i Ernest Hemingway. Lauren Sanchez tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj elegante në një fustan të zi të shkurtër, syze të errëta dhe një kapelë Panama, duke reflektuar thjeshtësi dhe glamur.
“Znj. Bezos” dhe bashkëshorti i saj u shfaqën të qetë dhe të buzëqeshur, duke shijuar çdo moment të këtij kapitulli të ri në jetën e tyre, ndërsa programi tre-ditor festiv përfundoi me një event të ngrohtë dhe privat në zemër të Venecias.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!