image Sherri për bagëti në Gjakovë, kërkohet masa e paraburgimit ndaj personit që theri djalin e axhës

Drejtësi

Sherri për bagëti në Gjakovë, kërkohet masa e paraburgimit ndaj personit që theri djalin e axhës

news image

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit,  M.M.,  për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Në njoftimin e Prokurorisë theksohet se rasti ka ndodhur më 22 shtator 2021, në fshatin Rogovë, Komuna e Gjakovës, ku pas mosmarrëveshjeve paraprake që kishin mes vete, i pandehuri merr një thikë, shkon në shtëpinë e të dëmtuarit F.M., dhe pas konfliktit verbal e fizik, i pandehuri e godet të dëmtuarin me thikë në anën e djathtë të brinjëve, duke i shkaktuar kështu lëndime të rënda trupore.

Tutje prokuroria njofton se i njëjti me urdhër të prokurorit gjenden në ndalim nga data 22 shtator 2021. /Gazeta Sinjali/