image Sherr në një familje në Prishtinë: Nëna detyrohet ta raportojë djalin, shkaktoi probleme për një borxh

Siguri

Sherr në një familje në Prishtinë: Nëna detyrohet ta raportojë djalin, shkaktoi probleme për një borxh

news image

Nuk janë të rralla rastet kur prindërit kosovarë denoncojnë fëmijët e tyre për telashet që ua shkaktojnë në shtëpi. Një rast i tillë është raportuar edhe dje nga një nënë në Prishtinë, e cila ka kërkuar ndihmën e Policisë, të hënën në orët e mbrëmjes, raporton Gazeta Sinjali.  

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se gruaja e ka raportuar të birin pasi i njëjti kishte shkaktuar probleme në shtëpi për shkak të një borxhi, deri në atë pikë kur situata ka eskaluar dhe i njëjti ka demoluar shumë gjësende në shtëpi.

Përballë kësaj situate, e frikësuar se mund të ndodhë diçka, viktima ka telefonuar Policinë, me ç’rast një njësi policore ka intervenuar, duke e shoqëruar të dyshuarin në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij kanë nisur hetimet për veprën penale “Dhunë në familje”.

/GazetaSinjali/