image “Sherri juve vëllain ma kanë ndalë Policia”/ Babë e bir sulmohen me thikë në lokalin e tyre në Pejë, në vetëmbrojtje e grushtojnë 46-vjeçarin

Siguri

“Sherri juve vëllain ma kanë ndalë Policia”/ Babë e bir sulmohen me thikë në lokalin e tyre në Pejë, në vetëmbrojtje e grushtojnë 46-vjeçarin

news image

Një përleshje brutale në mes të tre personave ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Bill Clinton” në Pejë. Përleshja, motivi i i së cilës dyshohet të jetë ndalimi policor i një personi, ka kaluar ne konflikt fizik, me ç’rast është përdorur edhe thika, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se një 46-vjeçar me inicialet A.K., i ka sulmuar babë e bir në lokalin e tyre.

I dyshuari ua zuri derën e lokalit, ku fillimisht i ka thyer xhamat, për t’i sulmuar më pas thikë, me të cilën u ka shkaktuar lëndime trupore.

Në vetëmbrojtje, sipas burimeve të Sinjalit, babai me të birin e kanë goditur me grushte të dyshuarin, ku si pasojë edhe ai ka pësuar lëndime.

Motivi i kësaj ngjarje dyshohet të jetë qërim hesapesh, për shkak të mllefit që ka pasur i dyshuari, sipas të cilit vëllain e tij e ka ndaluar Policia për shkak të dy viktimave që i sulmoi.

Tre të dyshuarit që u përfshinë në këtë përleshje janë arrestuar, ndërkohë që me urdhër të prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë.

/GazetaSinjali/