image Shërohen edhe 4 persona nga koronavirusi në Deçan

Shëndetësi

Shërohen edhe 4 persona nga koronavirusi në Deçan

news image

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 4 persona të shëruar nga koronavirusi në Komunën e Deçanit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas një postimi të kryetarit të kësaj komune në Facebook, Bashkim Ramosaj, numri i rasteve aktive me koronavirus është 33.

Numri i të infektuarve në total ka shkuar në 70, ndërsa numri total i të shëruarve ka arritur në 33.

“Sot edhe katër (4) të shëruar në komunën tonë nga #COVID19, Deri më sot në komunën tonë janë të identifikuara 70 raste me virusin SARS-CoV-2. Prej tyre të shëruar plotësisht janë 37 dhe 33 raste janë akoma aktive ”, ka shkruar Ramosaj./Gazeta Sinjali/