image Shërohen edhe 13 persona nga koronavirusi në Vushtrri

Shëndetësi

Shërohen edhe 13 persona nga koronavirusi në Vushtrri

news image

Mbrëmë në Kosovë janë shëruar edhe 71 persona nga koronavirusi, 13 prej të cilëve janë nga Komuna e Vushtrrisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë e bëri të ditur Drejtori i Shëndetësisë në Vushtrri, Sylejman Meholli, i cili shtoi se mbrëmë në këtë komunë u konfirmuan edhe 9 raste të reja pozitive me COVID-19.

“Të dashur qytetarë të Komunës së Vushtrrisë, dje dhe sot janë shëruar 13 raste nga Covid 19 nga komuna jonë dhe kemi pasur 9 raste të reja pozitive”.

“Le ta përmbysim akoma më shumë lakoren epidemike në komunën tonë, duke zbatuar rekomandimet anti Covid 19: maskë, distancë dhe higjenë!”, ka shkruar Meholli në rrjetin social Facebook./Gazeta Sinjali/