image Shërohen 4 persona nga koronavirusi në Ferizaj, shkon në 224 numri i rasteve aktive

Shëndetësi

Shërohen 4 persona nga koronavirusi në Ferizaj, shkon në 224 numri i rasteve aktive

news image

Janë konfirmuar edhe 5 raste të reja me koronavirus dhe 4 të shëruar në 24 orët e fundit në Komunën e Ferizajt, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Facebook, Komuna e Ferizajt ka bërë të ditur se numri i rasteve aktive ka shkuar në 224.

“5 raste të reja me COVID-19 në Ferizaj dhe 4 të shëruar. Nga njoftimi i IKSHPK-së lidhur me rastet e reja me COVID-19, bëhet e ditur se kemi edhe 5 raste të reja pozitive me këtë virus në Ferizaj, që çon në 224 numrin e rasteve aktive dhe 4 të shëruar që çon numrin e të shëruarve në 416”, thuhet në njoftimin e komunës.

Sot në Kosovë u konfirmuan edhe 171 raste të reja me koronavirus, 13 të vdekur dhe 190 të shëruar./Gazeta Sinjali/