image Shërbimi Korrektues gjen substancë narkotike që po tentohej të futej brenda Burgut të Dubravës

Siguri

Shërbimi Korrektues gjen substancë narkotike që po tentohej të futej brenda Burgut të Dubravës

news image

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot gjatë një bastisje të organizuar nga Departamenti i Sigurimit në Zonën Industriale (sektori i Agrikulturës) në pjesën perëndimore afër murit, përafërsisht 10 metra në brendësi të Zonës është gjetur një qese e mbushur me substancë te dyshuar narkotike, transmeton Gazeta Sinjali.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, SHKK-ja ka bërë me dije se pas hapjes së  qeses së dyshuar, brenda saj ishin vendosur 61 qese në sasi të vogla, të mbështjella veç e veç , të cilat dyshohet  se janë substancë narkotike.

“Qesja me sasi të  dyshuar narkotike, dyshohet se është hedhur mbi muri nga pjesa e jashtme. Vlen të theksohet se kontrabanda e gjetur është parandaluar të futet brenda zonës së banuar”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Prishtinë, 03 mars 2021 – Sot, rreth orës 11: 00h në Qendrën e Korrektuese Dubravë, gjatë një bastisje të organizuar nga Departamenti i Sigurimit në Zonën Industriale (sektori i Agrikulturës ) në pjesën perëndimore afër murit, përafërsisht 10 metra në brendësi të Zonës është gjetur një qese e mbushur me substancë te dyshuar narkotike.

Pas hapjes së  qeses së dyshuar, brenda saj ishin vendosur 61 qese në  sasi të vogla, të mbështjella veç e veç, të cilat dyshohet  se janë substancë narkotike.

Qesja me sasi të dyshuar narkotike, dyshohet se është hedhur mbi muri nga pjesa e jashtme.

Vlen të theksohet se kontrabanda e gjetur është parandaluar të futet brenda zonës së banuar.

Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndroj duarkryq përballë këtyre dukurive negative të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj.

/Gazeta Sinjali/