image Shënoi golin e parë të Arbërisë në Superligë, flet Kreshnik Bahtiri

Futboll

Shënoi golin e parë të Arbërisë në Superligë, flet Kreshnik Bahtiri

news image

Arbëria shënoi fitore të madhe në edicionin e ri të Superligës së Kosovës në futboll.

Ekipi simpatik nga Lipjani mposhti Trepçën’89 me rezultat 0:2, falë golave të Kreshnik Bahtirit dhe Agon Llugiqit.

Bahtiri ka hyrë në histori duke shënuar golin e parë për Arbërinë në Superligë dhe njëherit të parin për këtë sezon në Superligë.

I kontaktuar nga Sinjali Sportiv, Bahtiri tha se për të ka pak rëndësi se kushë shënon, pasi që më i rëndësishëm është klubi.

Normalisht ishte ndjenjë e mirë, por për mua pak ka rëndësi se kush shënon, e rëndësishme është që Kf Arbëria të shënojë fitore dhe të ecën përpara” – theksoi Kreshnik Bahtiri. /Sinjali Sportiv/