image Shembja e Teatrit Kombëtar ngjall reagim edhe në Itali, italianë e shqiptarë protestojnë në Padova

Shembja e Teatrit Kombëtar ngjall reagim edhe në Itali, italianë e shqiptarë protestojnë në Padova

news image

Për Teatrin Kombëtar të shembur dy javë më parë në Shqipëri është zhvilluar një protestë edhe në Padova të Italisë.

Protesta e organizuar nëpërmjet rrjeteve sociale është mbajtur para Pallatit Moroni në Padova dhe ka qenë paqësore. Oranizatorët qytetarë italianë dhe shqiptarë kanë shprehur ndjeshmërinë e tyre për trashëgiminë kulturore shqiptare.

“Dy javë më parë në 4:30 të mëngjesit në Tiranë, një vend pranë Padovas, pranë Italisë u shkatërrua një simbol kulturor që duhet të bashkonte këto vende. Ne kemi nevojë për kulturën, për urat që lidhin dy anët sepse është e shkuara jonë prezent dhe e ardhmja”.

“Trashëgimia kulturore duhet t’iu përcillet brezave të rinj. Për këtë arsye ne dënojmë shembjen e Teatrit Kombëtar të ndërtuar nga italianët dhe dënojmë edhe dhunën e përdorur nga policia kundër intelektualëve, kundër popullsisë civile”, tha Elda Omari, arkeologe dhe historiane e arteve.

“Një vend pa të kaluar pa memorie është një vend pa identitet”, thotë kronika e TV7. “Në bashkëpunim me miqtë shqiptarë, duke konsideruar faktin që Puglia është shumë afër Shqipërisë jemi këtu për të treguar solidaritetin tonë”, tha Presidenti i Shoqatës Pulieze në Padova. /Gazeta Sinjali/