image Shembet hoteli në Kinë, 70 persona me koronavirus të ngujuar nën rrënoja

Botë

Botë/ Shembet hoteli në Kinë, 70 persona me koronavirus të ngujuar nën rrënoja

news image

Rreth 70 persona besohet se janë nën rrënoja, pas shembjes së një hoteli në Fujian të Kinës.

Hoteli është shembur në orët e mbrëmjes, ndërsa brenda dy orëve arritën të shpëtohen 23 viktima, kanë bërë të ditur zyrtarë të këshillit komunal.

Ky hotel me 80 dhoma, është shfrytëzuar si karantinë, ku mbaheshin ata që ishin prekur apo kanë rënë në kontakt me të sëmurët me koronavirus, derisa të diagnostikoheshin.

Autoritetet kanë bërë të ditur, se po punohet që të nxirren të ngujuarit nën rrënoja, derisa gjithçka po kryhet nga shpëtimtarët me veshje speciale.

Deri më tani, nga koronavirusi në mbarë botën kanë vdekur 3,526 persona, derisa 104,094 janë të sëmurë, kurse 58,559 janë shëruar plotësisht./Gazeta Sinjali/