image Shefja e OBSH-së në Kosovë: Pandemia pritet të zgjasë 1 deri në 2 vjet

Shëndetësi

Shefja e OBSH-së në Kosovë: Pandemia pritet të zgjasë 1 deri në 2 vjet

news image

Drejtoresha e Zyrës së OBSH-së , Isme Humolli, ka thënë se COVID-19 pritet të përfundojnë pas 1 viti apo 2.

Ajo ka theksuar se rritja e numrit të rasteve ka të bëjë me mosrespektimin e masave.

“Kjo është një situatë e cila nuk pritet të përfundojë shpejt, më së paku pritët që të zgjatë 1 deri në dy vjet”, ka thënë Humolli.

Më tutje ajo tha se një rritje e numrit të rasteve është pritur pas lehtësimit të masave, por jo në këtë shkallë sa është duke ndodhur.

“Nuk duhet të jetë një studim shkencor për të parë se çfarë po ndodh. Rritja e numrit të rasteve është pritur pas çlirimit të masave, por jo deri në këtë masë siç po ndodh në Kosovë. Ajo që po ndodh është në lidhshmëri me mosrespektimin e masave që janë alfa dhe omega në parandalimin e sëmundjes”, u shpreh ajo.

Gjithashtu ajo u shpreh se nëse nuk ndërmerren masa parandaluese, rritja është e menjëhershme.

“Covid-19 karakterizohet me një shkallë të përhapjes dhe me një shkallë të lartë të infektueshmërisë, kjo është arsyeja pse përhapet kaq shpejt. Nëse nuk i ndërmarrim masat parandaluese, rritja është e menjëhershme”.

“Nuk do të ketë normalitet sikur para COVID-19. Kjo do të lidhet me vendosjen e masave dhe distancën. Edhe unë e kam pasur të vështirë ta mbaj maskën, por pas një kohe të shkurtër mësohemi me të”./ Gazeta Sinjali/