image Shbëhet ministria e 22-të e Kosovës që u shpik nga Qeveria në largim!

Kosovë

Huqja/ Shbëhet ministria e 22-të e Kosovës që u shpik nga Qeveria në largim!

news image

“Ministria Mustafa” e cila ishte shpikur nga përfaqësuesit e Qeverisë në largim të Kosovës është zhbërë.

Pa kaluar 24 orë nga raportimit i Gazetës Sinjali, “inovacioni” i krijuar nga pakujdesia e hartimit të komunikatave zyrtare ose problemi i zotërimit të gjuhës shqipe, doli të ishte jetëshkurtë.

Njoftimi që çoi në keqkuptimin e krijimit të ministrisë së re që lidhet me emrin e përvetshëm të Ekrem Mustafës, ministrit aktual të Punëve të Brendshme, tashmë është përmirësuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëvë të Brendshme.

Qeveria megalomane në largim do të vazhdojë t`i ketë 21 ministri, të paktën deri në krijimin e qeverisë së re ngase partitë fituese të zgjedhjeve potenciale për krijimin e koalicionit të ardhshëm qeverisës kanë  paralajmëruar përgjysmim i numrit të ministrive dhe zvogëlim të shpenzimeve buxhetore

Dje, Gazeta Sinjali raportoi sesi zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, në një njoftim të publikuar në ueb faqen e kësaj ministrie kishin ngatërruar funksionin e ministrit me institucionin, si pasojë e pakujdesisë ose problemeve të mëdha të zotërimit të gjuhës shqipe nga zyrtarët e kësaj ministrie.

Në bazë të titullit të komunikatës, bëhej e ditur se “Ministria Mustafa” ka takuar kryetarin e Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi.

Ky nuk është rasti i vetëm kur kjo ministri dhe drejtuesit e saj bëjnë gabime trashanike sa i përket ligjërimit publik të gjuhës amëtare.

Dy ditë më parë, ministri në largim Ekrem Mustafa, në paraqitjen e tij para mediave, teksa ka folur për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Maqedonisë, ka thënë se “Kosova dhe Maqedonia janë dy vende miqe”.

Përveç kësaj, ministri Mustafa e ngatërronte shtetin maqedonas me policinë dhe nuk arrinte të artikulohej assesi duke përthurur fjalët “stimulim” e “demonstrim”.

Probleme të ngjashme, Mustafës i janë shfaqur edhe gjatë raportimeve që i bënte në komisione të ndryshme parlamentare./Gazeta Sinjali/