image SHBA-të i reagojnë Serbisë: Serbia nuk duhet të ketë në garën zgjedhore kriminelë lufte

Politikë

SHBA-të i reagojnë Serbisë: Serbia nuk duhet të ketë në garën zgjedhore kriminelë lufte

news image

Serbia do t’i organizojë zgjedhet më 21 qershor të këtij viti, ku nga SHBA iu është kërkuar që në zgjedhje të mos garojnë persona të cilët janë dënuar për krime lufte.

Mes paralajmërimeve të opozitës për bojkot të zgjedhjeve dhe grevave të urisë nga liderët opozitarë atje, kanë ardhur edhe reagime nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilët kërkojnë që në zgjedhje të mos garojnë persona të cilët janë dënuar për krime lufte.

Komiteti Për Punë të Jashtme i Shtëpisë së Bardhë kanë thënë se në lista zgjedhore nuk duhet të jenë emrat e kriminelëve të luftës.

“Serbia nuk duhet të ketë në garën zgjedhore kriminelë lufte”, thuhet në reagimin e House Foreign Affairs Commite.

Reagimi ndërlidhet me emrin e Vojsllav Sheshelit i cili është shpallur fajtor për krime lufte nga Tribunali i Hagës./Gazeta Sinjali/