image SHBA regjistron mbi 2500 të vdekur nga koronavirusi brenda dy ditësh

Botë

SHBA regjistron mbi 2500 të vdekur nga koronavirusi brenda dy ditësh

news image

SHBA-ja shënoi numrin më të lartë të viktimave nga pandemia e COVID-19.

Vetëm në 48 orët e fundit janë regjistruar mbi 2500 viktima në të gjithë vendin me një numër total prej 8503 viktimash.

Këto të dhëna u publikuan nga universiteti John Hopkins.

Ndërkohë numri i të prekurve është 312,245 duke shënuar kështu trefishin e rasteve të Kinës, Italisë dhe Spanjës.

Vendi më i prekur në SHBA mbetet New Yorku me 2,624 viktima në total.