image SHBA-ja jep 1 miliard dollarë ndihma të tjera ushtarake për Ukrainën, dërgesa më e madhe deri sot

Botë

SHBA-ja jep 1 miliard dollarë ndihma të tjera ushtarake për Ukrainën, dërgesa më e madhe deri sot

news image

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ofrojnë 1 miliard dollarë ndihma të tjera ushtarake për Ukrainën. Administrata e presidentit Joe Biden ka njoftuar se kjo do të jetë dërgesa më e madhe deri më tani e raketave, municioneve dhe armëve të tjera që do të dërgohet direkt nga depot e Departamentit të Mbrojtjes tek forcat ukrainase.

Premtimi i Shteteve të Bashkuara për një dërgesë të re masive të armëve vjen pasi analistët paralajmëruan se Rusia po lëvizte trupat dhe pajisjet në drejtim të qyteteve që ndodhen në portet jugore për të shmangur një kundërofensivë të forcave ukrainase.

Ndihma përfshin raketa shtesë për Sistemet e Raketave të Artilerisë me Lëvizshmëri të Lartë, “HIMARS”, si dhe mijëra municione të tjera artilerie, sisteme mortajash, raketahedhës “Javelins” dhe pajisje të tjera.

Komandantët ushtarakë dhe zyrtarë të tjerë amerikanë thonë se “HIMARS” dhe sistemet e tjera të artilerisë kanë qenë vendimtare në luftën e vazhdueshme të Ukrainës për të ndalur përparimin e Rusisë.

/GazetaSinjali/