COVID-19

Të infektuar

1194

Të shëruar

884

Të vdekur

31

Rajon/ SHBA i dhuron mbi 2 milionë dollarë Shqipërisë për të luftuar koronavirusin

news image

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhuruar mbi 2 milionë dollarë për Shqipërinë për të përballuar pandeminë e koronavirusit.

Në një postim në Twitter, ambasadorja Yuri Kim, tha se kjo shifër u arrit pas shifrës më të fundit, prej 900 mijë dollarësh, siguruar nga qeveria amerikane për vendin tonë. Sipas saj, këto fonde janë dhënë për laboratorë, gjurmimin e rasteve dhe ndihmën teknike.

Në total, vëren Kim, Shtetet e Bashkuara kanë ndihmuar Shqipërinë me 700 milionë dollarë që prej vitit 2000. “Do të qëndrojmë gjithmonë krah miqve tanë dhe do të udhëheqim luftën kundër kërcënimeve globale”, shkruan Kim.

Në përmbledhjen e Departamentit të Shtetit thuhet se në 20 vitet e fundit, nga e gjithë shuma prej gati 700 milionë dollarësh që Shtetet e Bashkuara kanë investuar në Shqipëri, gati 52 milionë dollarë kanë shkuar për shëndetësinë./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin