image SHBA do të japë 10 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën

Botë

SHBA do të japë 10 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën

news image

SHBA ka njoftuar se do të ofrojë mbi 10 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën.

Në një deklaratë të premten, sekretari i shtetit Antony Blinken tha: “…në koordinim me Agjencinë e SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Departamentin e Thesarit, ne po njoftojmë mbi 10 miliardë dollarë ndihmë, përfshirë mbështetjen buxhetore për Qeverinë e Ukraina dhe ndihmë shtesë energjetike për të mbështetur ukrainasit që vuajnë nga sulmet e Rusisë.

Blinken tha se fondet janë thelbësore për Ukrainën dhe sigurojnë që qeveria ukrainase mund të vazhdojë të përmbushë “nevojat kritike të qytetarëve të saj, duke përfshirë kujdesin shëndetësor, arsimin dhe shërbimet e urgjencës”.

Ai shtoi se administrata Biden po punon gjithashtu së bashku me Kongresin për të ofruar ndihmë shtesë për energjinë për vendin e shkatërruar nga lufta – një kontribut prej 250 dollarësh që nga ana tjetër do të adresojë “nevojat imediate, duke përfshirë pajisjet kritike të rrjetit të energjisë”.

Ndihma është shtesë e 270 milionë dollarëve që SHBA-ja ka zotuar tashmë për të ndihmuar në ruajtjen dhe forcimin e sigurisë energjetike të vendit vitin e kaluar.

/GazetaSinjali/