image SHBA, 101 punonjës shëndetësor në Boston të infektuar me Covid-19

Shëndetësi

Botë/ SHBA, 101 punonjës shëndetësor në Boston të infektuar me Covid-19

news image

Rreth 100 punonjës shëndetësorë në tre spitale të Bostonit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rezultuar pozitivë në testin për Covid-19.

Qendra Mjekësore e Bostonit tha që 15 punonjës janë testuar pozitiv për virusin.

”Brigam dhe Spitali i Grave ka 45 punonjës që kanë rezultuar pozitivë”, i tha CNN bashkëpunëtori i Marrëdhënieve me Median Shëndetësor Brigham.

Spitali i Përgjithshëm i Massachusetts ka 41 të punësuar të cilët kanë dalë pozitivë, megjithëse zyrtari i lartë i Çështjeve Publike, Terri Ogan, i tha CNN se spitali beson se shumica e e infektuar mund ta kenë marrë virusin diku tjetër dhe jo në spital.

Deri më tani në SHBA janë shënuar 1,036 viktima dhe 68,573 të infektuar nga Covid-19./Gazeta Sinjali/