image SHBA: 1 mijë viktima nga koronavirusi dhe mbi 90 mijë raste të reja në 24 orët e fundit

Botë

SHBA: 1 mijë viktima nga koronavirusi dhe mbi 90 mijë raste të reja në 24 orët e fundit

news image

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shënuar rekord sa i përket rasteve të reja me koronavirus, raporton NBC News, transmeton Gazeta Sinjali.

Në 24 orët e fundit thuhet se numri i të infektuarve me COVID-19 ka shkuar në 90 mijë e 456 dhe numri i viktimave ka arritur në 1,000. Kurse vëmendja kryesore është përqendruar tek zgjedhjet presidenciale që do të mbahen me 3 nëntor.

Këto shifra u shënuan vetëm disa orë pasi që SHBA-të regjistruan rastin e 9 miliontë të infektuar me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë dhe theu rekordin e mëparshëm ditor të 80 mijë e 662 rasteve.

Ndërsa 540 mijë e 35 raste të reja që janë raportuar që nga e premtja, me datë 23 tetor, deri ditën e enjte është shifra më e madhe e shënuar për çdo periudhë javore që prej korrikut. /Gazeta Sinjali/