image Shala i LDK-së tregon se a do të bashkëpunojnë me Vetëvendosjen pas zgjedhjeve

Politikë

Shala i LDK-së tregon se a do të bashkëpunojnë me Vetëvendosjen pas zgjedhjeve

news image

Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala ka thënë se nuk e përjashtojnë asnjë bashkëpunim me partitë politike pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, shkruan Gazeta Sinjali.

I pyetur se a do të përjashtonte një bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje, Shala u shpreh se nuk e përjashton askënd.

“Bashkëpunimin politik nuk e përjashtoj me askënd”, tha Shala në Rubikon.

LDK-ja dhe VV-ja ishin partnerë të koalicionit pas zgjedhjeve nacionale që u mbajtën më 6 tetor në vitin 2019, por ky koalicion zgjati vetëm 51 ditë./Gazeta Sinjali/