image Sërish vonohet fillimi i seancës së Kuvendit

Politikë

Sërish vonohet fillimi i seancës së Kuvendit

news image

Seanca e Kuvendit të Kosovës e paraparë të fillojë në ora 10:00, nuk ka filluar ende, shkruan Gazeta Sinjali.

Aktualisht, në sallën e Kuvendit gjenden vetëm tre deputetë.

Kjo nuk është hera e parë që ka vonesa për fillimin e seancave, ani pse dje u mbajt seanca e parë për sesionin vjeshtor, e cila po ashtu nisi me vonesë.

Gjatë seancës së djeshme, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, raportoi para deputetëve për dialogun Kosovë – Serbi dhe takimin e delegacionit kosovar me palën serbe./Gazeta Sinjali/