image Sërish shifër e lartë e të infektuarve me COVID-19 në Gjermani

Evropë

Sërish shifër e lartë e të infektuarve me COVID-19 në Gjermani

news image

Gjermania ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.

Instituti për sëmundje infektive “Robert Koch” njoftoi të mërkurën për 1 mijë e 79 raste të reja të këtij infeksioni.

Numri total i të infektuarve në këtë shtet ka shkuar në 275 mijë e 927.

Në 24 orët e fundit u konfirmuan edhe 13 raste të vdekjeve, duke e çuar në 9 mijë e 409 numrin e viktimave.

/Gazeta Sinjali/