image Sërish shifër e lartë e personave të infektuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Rajon

Sërish shifër e lartë e personave të infektuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

news image

Gjashtë persona të infektuar me koronavirus kanë ndërruar jetë brenda 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, raporton Gazeta Sinjali.

Bëhet e ditur se sot u konfirmuan edhe 129 raste të reja me COVID-19, teksa u regjistruan 109 të shëruar.

Në Maqedoninë e Veriut deri më tani janë regjistruar 9,797 raste me COVID-19.

Shifra e të shëruarve ka arritur në 5254. Kanë vdekur 451 pacientë, kurse raste aktive janë 4092. /Gazeta Sinjali/