image Serbi në gjendje të dehur dëmton katër vetura në Mitrovicë të Veriut

Kosovë

Policia/ Serbi në gjendje të dehur dëmton katër vetura në Mitrovicë të Veriut

news image

Një serb në gjendje të dehur ka dëmtuar me veturën e tij katër vetura të tjera në Mitrovicë të Veriut.

Sipas policisë nuk raportohet për persona të lënduar.

“Rr. Kralja Petra, Mitrovica e Veriut 18.01.2020 – 04:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Serb, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit me veturë ka dëmtuar katër vetura të viktimave K-Serb. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftimin e policisë.

 Me vendim të Prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/