image Serbi Darko Tasiq dënohet me 22 vjet burgim për krime lufte

Drejtësi

Serbi Darko Tasiq dënohet me 22 vjet burgim për krime lufte

news image

Darko Tasiq, i akuzuar për krime lufte në Kosovë, është shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prizren. Gjykata e ., raporton “Betimi për Drejtësi”.

Për këtë rast, para Gjykatës Themelore të Prizrenit qytetarë të Krushës së Vogël kanë protestuar duke kërkuar dënim sa më të lartë për të.

Pas shpalljes së aktgjykimit, ka pasur edhe përleshje në mes të protestuesve dhe zyrtarëve policorë, pasi këta të parët kërkonin dënim më të lartë për të akuzuarin Tasiq.

Sipas aktakuzës, Tasiq akuzohet se fillimisht gjatë periudhës 15 – 26 mars 1999, ka marrë pjesë së bashku me forcat policore dhe para ushtarake serbe, për të plaçkitur dhe shkatërruar pasuritë e popullsisë civile, duke djegur shtëpi, duke marrë automjetet bujqësore dhe sendet tjera me vlerë të të fshatarëve në përgjithësi dhe familjes Hajdari në veçanti.

Aktakuza e PSRK-së e ngarkon atë edhe me përdhosjen e trupave të pajetë, duke i djegur kufomat së bashku me forcat tjera policore dhe paramilitare dhe duke i hedhur kufomat në lumin Drin, në një vend jashtë fshatit Krushë e Vogël. /Gazeta Sinjali