image Serbi ankohet në Polici se kosovari ia uzurpoi 30 ari tokë në Vushtrri

Siguri

Serbi ankohet në Polici se kosovari ia uzurpoi 30 ari tokë në Vushtrri

news image

Më shumë se dy dekada pas luftës në Kosovë, ende vazhdon të jetë problem uzurpimi i pronave, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se një rast i tillë po ndodh edhe në fshatin Gojbulë të komunës së Vushtrrisë, ku një serb ka raportuar në Polici se një kosovar ia ka uzurpuar pronën prej 30 ari.

Sipas burimeve, në mungesë të një zyrtari policor serb, ka qenë i pamundur intervistimi i ankuesit, por që i njëjti ka sjellë fletën poseduese si provë që toka është pronë e tij.

Njësitet policore menjëherë janë vënë në lëvizje, me ç’rast kanë shoqëruar në Stacion Policor kosovarin e dyshuar, i cili më pas është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit ndaj tij është iniciuar rast ‘Uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme’.

/GazetaSinjali/