image Serbëve ende iu dhemb pranimi i Kosovës në UEFA

Futboll

Serbëve ende iu dhemb pranimi i Kosovës në UEFA

news image

Në Serbi ende ka njerëz të futbollit që kanë vështirësi të pranojnë realitetin, përkatësisht faktin se Kosova është anëtare e UEFA-s dhe FIFA-s dhe se tashmë paraqitet në të gjitha garat e mundshme ndërkombëtare.

Një prej emrave të njohur të futbollit në Serbi, Dushan Saviq, ka komentuar së fundmi gjendjen në futbollin evropian, dhe atë e ka lidhur me pranimin e Kosovës në UEFA.

“Saviq: UEFA e ka merituar këtë për shkak të Kosovës”, është titulli i një shkrimi në sajtin e njohur “b92.net”.

Ai e ka lidhur çështjen e Superligës Evropiane me atë të pranimit të Kosovës në UEFA. Saviq ka folur në një emision televiziv.

“UEFA e ka merituar këtë, kur Kosovën e ka pranuar si anëtare. Statuti i saj thotë se anëtare mund të jenë vetëm shtetet e pranuara në Kombet e Bashkuara.  Pasi nuk e ka respektuar statutin e saj, UEFA e ka merituar këtë. Këto nuk janë klube të vogla dhe nuk do të përfundojë aq thjeshtë. Pika nuk është vënë këtu. Pak do të qetësohet dhe do të vazhdojë”, ka thënë Saviq.

Ai vazhdimisht ka shprehur qëndrime anti-Kosovë. Saviq ka luajtur për Cërvena Zvezdën e Beogradit prej vitit 1973 e deri në vitin 1982. Ka luajtur më pas për Gijonin, Lillen e Cannesin.

Kosova prej vitit 2016 është e pranuar në UEFA e FIFA. /Gazeta Sinjali Sporti/