image Serbët protestojnë në veri për arrestimin e malazezit në Gazimestan

Kosovë

Serbët protestojnë në veri për arrestimin e malazezit në Gazimestan

news image

Sot në Mitrovicë të Veriut, nga shtatorja e Car Llazarit e deri te lumi Ibër, do të mbahet protestë nga ora 18:00, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo protestë vjen pas arrestimit të shtetasit malazez, Risto Jovanoviq në Gazimestan, “sulmit ndaj një 13-vjeçari serb në Gojbulë të Vushtrisë” dhe siç thuhet në një njoftim në Instagram “për shkak të sulmeve të kryera ndaj serbëve dhe pasurisë së tyre.”

Në këtë protest pritet të marrin pjesë një numër i madh i njerëzve.

/GazetaSinjali/