image Selimi: Ramush Haradinaj i plotëson të gjitha kushtet për president

Kosovë

Selimi: Ramush Haradinaj i plotëson të gjitha kushtet për president

news image

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka folur rreth qëndrimit të tij për kandidatin për president të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai thotë që kandidati për president i AAK-së është Ramush Haradinaj, pasi që është i vetmi që i plotëson kushtet.

“Ne e kemi marrë një vendim partiak, si Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës, që negociatat t’i udhëheqë kryetari Ramush Haradinaj dhe kandidati ynë për president është Ramush Haradinaj”, tha ai.

Selimi në RTV 21 u pyet nëse pajtohet me deklaratën e shefit të Grupit Paralamentar të LDK-së, Arben Gashit, se posti i presidentit mund t’i takojë Vetëvendosjes për shkak se koalicioni qeverisës nuk mund t’i marrë 80 vota.

Ndërsa, ministri Selimi tha se nuk pajtohet me daklaratën e tij.

“Ne nuk pajtohemi me deklaratën e Arben Gashit. Ne e kemi kandidatin tonë për president dhe ai është Ramush Haradinaj”, shtoi ai. /Gazeta Sinjali/