image Selimi për protestën e sotme: Jam krenar me qytetarët, ishte një manifestim

Kosovë

Selimi për protestën e sotme: Jam krenar me qytetarët, ishte një manifestim

news image

Shefi i Grupit Parlamentar i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, tha se provat për protesta nga VV-ja, janë një manifestim.

Selimi tha se askush nuk ka organizuar protesta kundër qeverisë, në këtë rast kundër vetvetes, por që sipas tij qytetarët sot mbrojtën votën e tyre.

Ai gjithashtu tha se sot është ndjerë krenarë për këtë “manifestim” siç e quan ai.

“Qytetarët më shumë se kaq sa ishin në shesh sot kanë nevojë ta tregojnë zërin e tyre, për shkak se ishim në izolim. Sot ishte  një manifestim, qoftë provë për protestë, sot jam ndier si rrallë herë krenarë që po manifestojnë. Kush tha që po protestohet kundër qeverisë, këta po mbrojnë votën e tyre”, tha Selimi në Debat Plus./ Gazeta Sinjali/