image Selimi për bastisjet në OVL-UÇK: Arrestimi i dy drejtuesve nuk kishte pse të ndodhte

Politikë

Selimi për bastisjet në OVL-UÇK: Arrestimi i dy drejtuesve nuk kishte pse të ndodhte

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka komentuar bastisjet nga hetuesit e Speciales në  zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe arrestimin e kreut të kësaj organizate, Hysni Gucati dhe nënkryetarit Nasim Haradinaj.

Selimi ka thënë se OVL-ja është shndërruar në palën e mesit ku njëra dërgoi dosje dhe tjetra mori ato.

“OVL-ja mbeti në mes. U shndërrua në palën e mesit, mes dy palëve ku njëra dërgoi dosje e tjetra i mori ato. Njëra palë hodhi ‘rrufenë’ e tjetra hodhi pranga. Rrufeja dhe reja që e shkrepte u lanë enigmatike ndaj arrestimi i dy drejtuesve të OVL-së nuk kishte pse të ndodhte”, ka shkruar ai në rrjetin social Twitter.

Kujtojmë se hetuesit e Speciales kanë bastisur ditën e premte zyrat e OVL-UÇK-së në Prishtinë, ku më pas kanë arrestuar kryetarin Hysni Gucatin dhe nënkryetarin Nasim Haradinaj.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se Gucati dhe Haradinaj janë arrestuar për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “frikësim të dëshmitarëve”. /Gazeta Sinjali/