image Selimi kritikon Qeverinë: Fatin e shqiptarëve në komunat veriore e keni lënë në duar të Listës Serbe

Politikë

Selimi kritikon Qeverinë: Fatin e shqiptarëve në komunat veriore e keni lënë në duar të Listës Serbe

news image

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi është shprehur kritik ndaj Qeverisë Hoti lidhur me shpërfilljen e interesave të shqiptarëve në komunat veriore të Kosovës.

Selimi në seancën parlamentare ku po debatohet për problemet e banorëve shqiptarë në atë zonë, tha se fatin e tyre ekzekutivi ia ka lënë në duar Listës Serbe, për të treguar çka kanë bërë për shqiptarët atje.

Selimi nga foltorja e Kuvendit tha se e gjithë situata e krijuar me dëbimin e dhunshëm të shqiptarëve në atë pjesë dhe pretendimi për formimin e “Zajednicës” kanë për qëllim spastrimin etnik kandër shqiptarëve dhe kolonizimi i tyre me serbë të ardhur përtej Kosovës.

“Fatin e shqiptarëve në komunat veriore ia keni lanë në duar të Listës Serbe dhe na tregon se çka ka bërë për shqiptarët atje. Qe ku i keni lënë shqiptarët, në veri të Kosovës po vazhdon ende dhuna dhe përndjekja e shqiptarëve nga shtëpitë e tyre. Ata që u përzunë nuk lejohen të kthehen në pronat e tyre”, tha ai.

Tutje, Selimi shtoi se Serbia përmes ndërtimit në Luginën e Diellit po tenton të ndryshojë demografinë.

/Gazeta Sinjali/