image Selimi i replikon Veliut: Je i paaftë për ministër, gjej punë tjetër!

Politikë

Selimi i replikon Veliut: Je i paaftë për ministër, gjej punë tjetër!

news image

Kanë vazhduar replikat në seancën e Kuvendit të Kosovës mes ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu dhe shefit të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, raporton Gazeta Sinjali.

Veliu u kritikua nga deputetët e VV-së se në fjalimin e sotëm në Kuvend ka folur si gazetar lajmesh e jo si ministër.

Madje, Selimi në një replikë ndaj tij i drejtohet me fjalët: “Agim ti veç sa e konfirmove atë që thashë për ty. Veç po të tregoj edhe njëherë që paaftësinë nuk mund ta fshehësh. Edhe njëherë po të falënderoj që ma konfirmove atë që thash në fillim. Je i paftë për ministër, gjej një punë tjetër!”. /Gazeta Sinjali/