image Sekuestrohen mbi 31 mijë euro në Shqipëri

Rajon

Sekuestrohen mbi 31 mijë euro në Shqipëri

news image

Policia Kufitare e Rinasit ka ndaluar dy persona për mosdeklarim të të hollave në kufi dhe ka sekuestruar 31,400 euro.

I dyshuari ka deklaruar se paratë i duhen për biznes dhe nuk e dinte se duhet ti deklaronte. Po të njëjtën gjë ka thënë edhe shtetasi turk që vinte nga Stambolli drejt Tiranës.

Në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit të bagazheve dhe kontrollit fizik të shtetasit turk, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën në çantën e dorës së këtij shtetasi shumën 12, 900 euro, të cilën nuk e kishte deklaruar në momentin e hyrjes.

Po ashtu edhe të dyshuarit tjetër policia i gjeti në çantën e shpinës shumën 18, 500 euro, të cilën po ashtu nuk e kishte deklaruar.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./GazetaSinjali/