image Sekretari i OVL-UÇK-së përplaset me Vehbi Kajtazin: Mos fol të thash (Video)

Kosovë

Sekretari i OVL-UÇK-së përplaset me Vehbi Kajtazin: Mos fol të thash (Video)

news image

Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së, Faton Klinaku, është përplasur në një studio televizive me gazetarin Vehbi Kajtazi.

E kjo për shkak se sipas Klinakut, Kajtazi e kishte quajtur “argat të Serbisë”.

Menjëherë pas kësaj deklarate, Klinaku është ngritur në këmbë duke ju drejtuar Vehbi Kajtazit “mos fol të thash”.

“Mos fol të thash. Mos fol të thash se e lëshoj emisonin. Argat i Serbisë nuk guxon me më thanë. Mos fol po të thom edhe njëherë. Argat i Serbisë nuk guxon me më thanë. Mos fol po të them”, i është drejtuar Klinaku Kajtazit.

Gjatë kësaj kohe Kajtazi i tha Kliniakut “nuk të thash ty argat i Serbisë, qe ku është dera, lësho emisionin. Kujt i thu mos folë, qe ku është dera”.

/GazetaSinjali/