image Sejko: FMN i jep Shqipërisë 87 milionë euro

Financa

Përkrahje/ Sejko: FMN i jep Shqipërisë 87 milionë euro

news image

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka bërë të ditur se Fondi Monetar Ndërkombëtar ka vendosur një kontribut deri në 87 milionë euro, në dispozicion për Shqipërinë.

“Kur kemi kontaktuar me Fondin Monetar Ndërkombëtar kemi një facilitet të Fondit Monetar, i cili shkon në dispozicion të Shqipërisë, deri në 87 milionë euro, për tu përdorur në këtë situatë. Është konvertimi i pjesës së SDR, është teknike, i kontributit tonë, rreth 87 milionë euro. Është një mundësi plus përveç ndihmave të donatorëve.” ka thënë Sejko.

Ai ka shtuar se Shqipëria duhet të bëjë maksimumin që të tërheq në mënyrë sa më të organizuar të gjitha ndihmat dhe donacionet që jepen nga donatorët ndërkombëtarë dhe ata kombëtarë. /Gazeta Sinjali/