image Sejdiu: Ishte farsë meskine e orkestruar kundër meje
[wp-story id="814678"]

Kosovë

Sejdiu: Ishte farsë meskine e orkestruar kundër meje

news image

Ish-kreu i LDK-së Fatmir Sejdiu, ka deklaruar se ajo që ndodhi sot në kuvendin e 9-të zgjedhor të LDK-së ishte një farsë e orkestruar nga klane të caktuara brenda LDK-së. Krejt kjo sipas ish- presidentit Sejdiu për shkak të frikës që e kishin në palcë nga humbja e mundshme.

Sejdiu tha se ajo që ndodhi sot është jo demokratike dhe se delegatët, sidomos në dy ditët e fundit kane qene shumë të kërcënuar nga strukturat e caktuara të LDK-së të cilët janë të interesuara që ta mbajnë LDK-në me një lidership të pasuksesshëm.

Ai foli edhe për takimin që kishte gjatë javës me fituesin e zgjedhjeve të sotme në LDK, Isa Mustafën, për çka tha se nuk janë marr vesh asgjë, derisa kritikoi për qasjen jo korrekte tre nënkryetaret e LDK-së, të cilët tha se i ka pritur për tu takuar me ditë të tëra, porse ata nuk kanë gjetur kohë për takim./Sinjali/