image Seanca nis me një minutë heshtje për viktimat e aksidentit në Kroaci

Politikë

Seanca nis me një minutë heshtje për viktimat e aksidentit në Kroaci

news image

Kuvendi i Kosovës ka nisur punimet me një minutë heshtje për viktimat e aksidentit në Kroaci, shkruan Gazeta Sinjali.

“U prehshin të qetë në dheun e Kosovës, të cilën e deshën aq shumë”, ka thënë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Kuvendi i Kosovës sot pritet të mbajë tri seanca, njëra e rregullt dhe dy të tjera janë vazhdim i punimeve të seancave të kaluara.

Në rend dite për seancën e rregullt është vetëm një pikë, ajo e shqyrtimit të dytë të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për vitin 2021.

Ndërsa dy seancat e tjera janë vazhdim.

Ndërkaq nga ora 15:00 do të vazhdojë seanca plenare në të cilën do të votohen rekomandimet e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të pasqyrave vjetore financiare të N.P Hortikultura për vitin 2020.

/GazetaSinjali/