Kuvendi i Kosovës as sot nuk i ka filluar punimet në kohën e paralajmëruar, shkruan Gazeta Sinjali.
Seanca e sotme ishte paraparë të mbahej nga ora 10:00, por ende nuk ka filluar.
Kuvendi i Kosovës sot pritet të mbajë tri seanca, njëra e rregullt dhe dy të tjera janë vazhdim i punimeve të seancave të kaluara.
Në rend dite për seancën e rregullt është vetëm një pikë, ajo e shqyrtimit të dytë të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për vitin 2021.
Ndërsa dy seancat e tjera janë vazhdim. Njëra fillon në orën 14:00.
Ndërkaq nga ora 15:00 do të vazhdojë seanca plenare në të cilën do të votohen rekomandimet e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të pasqyrave vjetore financiare të N.P Hortikultura për vitin 2020.