image Së shpejti Kroacia do t'i trajtojë pacientët me gjakun e të shëruarve nga koronavirusi

Rajon

Së shpejti Kroacia do t’i trajtojë pacientët me gjakun e të shëruarve nga koronavirusi

news image

Në Kroaci, së shpejti do të fillojë dhurimi vullnetar i plazmës së gjakut nga personat që e kanë mbijetuar koronavirusin.

Hulumtimet klinike kanë treguar se personat që janë shëruar nga sëmundja, posedojnë antitrupa që ndihmojnë në shërimin e pacientëve me simptoma të rënda të këtij infeksioni.

Ata që janë shëruar nga koronavirusi, do të mund të dhurojnë plazmën e gjakut në disa qyteteve kroate përfshirë kryeqytetin, Zagreb, ndërsa ende nuk duhet se kur do të fillojë trajtimi.

Transfuzioni i antitrupave, nga të shëruarit te pacientët e sëmurë, krijon atë që njihet si imunitet pasiv, duke i ndihmuar ata të luftojnë infeksionin.

Kjo metodë nuk është e re për mjekësinë. Ajo ishte përdorur gjatë pandemisë së vitit 1918, por edhe më herët, kundër sëmundjes së difterisë./Gazeta Sinjali/