image Duda Balje arsyetohet që s’e përkrahu tërheqjen nga Trusti: Shihemi në Parlament

Financa

Duda Balje arsyetohet që s’e përkrahu tërheqjen nga Trusti: Shihemi në Parlament

news image

Deputetja e Kuvendit, Duda Balje, nuk e aprovoi mbështetjen për tërheqjen e parave nga Trusti edhe pse kishte deklaruar se do jetë pro, raporton Gazeta Sinjali.

Ndërkohë, Duda Balje ka reaguar përmes një postimi në “Facebook” se nuk ka pasur të drejtë të votojë në emrin e saj, por këtë do ta bëjë kur të vijë Projektligji në Kuvend.

“Të nderuar qytetarë të Kosovës, vota ime sot në Komisionin për Buxhet dhe Transfere është vota e Grupit Parlamentar Multietnik, nuk kemi qenë kundër, në raport me votat 4 me 4 vendimi ka qenë abstenim. Shihemi për votat në Parlament në momentin e votimit, ku çdo deputet do të votojë në emrin e tij personal! Ps. Nuk kisha të drejtë të votoja në emrin tim sot”, ka shkruar deputetja.


/GazetaSinjali/