image Së paku 5 të vdekur nga rrjedhja e gazit në një shtëpi kujdesi në Itali

Evropë

Së paku 5 të vdekur nga rrjedhja e gazit në një shtëpi kujdesi në Itali

news image

Së paku pesë persona kanë vdekur në një shtëpi kujdesi në Itali, përcjellë Gazeta Sinjali.

Ata dyshohet se kanë vdekur nga helmimi me monoksidkarbon.

Ky incident ka ndodhur në shtëpinë e kujdesit “Villa de Diamanti” në Lanuvo, qytezë afër Romës, njoftuan zjarrfikësit. “Disa banorë kanë vdekur, ndërsa të tjerët janë hospitalizuar”, thuhet në deklaratën e zjarrfikësve.

Agjencia e lajmeve, ANSA, raportoi se shtatë persona, përfshirë dy punëtorë shëndetësorë, janë duke u trajtuar në spital për simptoma që lidhen me helmimin me monoksid karboni, shkruan Reuters.

Kjo është tragjedi”, shkroi në Facebook nënsekretari i Ministrisë së Brendshme, Carlo Sibilia.

Në këtë shtëpi kujdesi po bëhej përpjekje që të menaxhohej përhapja e koronavirusit, pasi një punëtor shëndetësor doli pozitiv në test më 13 janar, njoftoi Qendra Rajonale e Krizave për rajonin e Lazios.

Ndryshe, Italia ka një ndër popullsitë më të moshuara në botë dhe është në mesin e vendeve me më së shumti viktima të koronavirusit në Evropë.

/Gazeta Sinjali/