image SC Gjilani zyrtarizon futbollistin Besar Musollin

Futboll

SC Gjilani zyrtarizon futbollistin Besar Musollin

news image

Klubi kosovar, SC Gjilani ka konfirmuar zyrtarizimin e futbollistit Besar Musolli.

Musolli për 8 vite ishte pjesë e skuadrës së Shqipërisë, KF Kukësi, shkruan Sinjali Sportiv.

Gjilani për Musollin është skuadra e dytë në karrierën e tij si futbollist, në futbollin kosovar.

Njoftimi i plotë i klubi, pa ndërhyrje:

ZYRTARE: Besar Musolli futbollist i Gjilanit

Gjilan, 22 Shtator 2020-Gjilani dhe futbollisti llapjan, Besar Musolli, kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi, ku mesfushori do të bartë fanellën e skuadrës kuq e bardh të Gjilanit.

Mesfushori 31 vjeçar, në skuadrën e Gjilanit vie pas 8 viteve të kaluara në skuadrën nga verilindja e Shqipërisë, KF Kukësi.

Për mesfushorin nga Podujeva, Gjilani është vetëm skuadra e dytë në karrierën e tijë në futbollin vendor në Kosovë, pasiqë më parë, para transferimit të tijë në Kukës, ai, ishte paraqitur për skuadrën nga Merdarja, KF Hysi.

Pas 3 viteve të kaluara në vendlindje tek KF Hysi, në vitin 2012, Musolli, transferohet tek skuadra nga Superiorja ku me të cilën do ti kalonte 8 vite nga karriera e tijë, ku bashkë me Kukësin do të arrinin të fitonin edhe disa trofe nga kampionati elitar në Shqipëri.

Perfomancat fantastike të futbollistit të ri të Gjilanit, do të shpërbleheshin në vitin 2017, ku Musolli do të ftohej edhe nga Përfaqësuesja A e Kosovës, në takimin për kualifikmet për kampionat botëror kundër Ukrainës, ku edhe do të debutotne me fanellën e Kosovës.

Sport Club “Gjilani” i dëshiron mirëseardhje futbollistit më të ri në skuadrën tonë, Besar Musolli.

/Sinjali Sportiv/