image SBASHK-u për vendimin e Kushtetueses: Lajm shokues

Kosovë

Ligji për pagat/ SBASHK-u për vendimin e Kushtetueses: Lajm shokues

news image

Nënkryetarja e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Vjollca Shala, ka thënë për Gazetën Sinjali se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e Ligjit të Pagave është shokues.

“Po ky lajm është shumë shokues për të gjitha sindikatat, natyrisht edhe për Sindikatën e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës”, tha në një prononcim Shala.

Sa i përket grevës dyorësh të paralajmëruar për nesër, Shala tha se ky ishte vendim i Këshilit drejtues dhe si i tillë do të respektohet, ndërsa për hapat e mëtutjeshëm tha se do të diskutohet në një mbledhje të jashtëzakonshme.

“Mirëpo, ne mëgjithatë kemi marr një vendim, Këshilli Drejtues së bashku me kryetarin e sindikatave komunale të të gjitha komunave të Kosovës që nesër të mbahet një grevë dyorëshe në të gjitha institucionet arsimore duke filluar nga çerdhet deri në univeristet. Ndërsa për hapat e më tutjeshëm nesër do të marrim vendim për një mbledhje të jashtëzakonshme”, tha Shala për Gazetën Sinjali.

Sot, Gjykata Kushtetuese mori vendim që Ligji për Paga të pezullohet deri në mars të viti të ardhshëm, pas kërkesës së Avokatit të Popullit. /Gazeta Sinajli/