image SBASHK: S’ka shenja se të hënën mund të fillojë mësimi

Arsim

SBASHK: S’ka shenja se të hënën mund të fillojë mësimi

news image

As nesër nuk pritet të fillojë mësimi, për shkak të grevës që po vazhdon të mbahet. Kështu bënë të ditur nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës.

Nënkryetari i SBASHK-ut Ymer Ymeri, tha se janë në pritje të takimeve me qeverinë për gjetjen e zgjidhjes.

“Ende s’kemi marrë ftesë për takim nga qeveria për gjetjen e ndonjë zgjidhje, Jemi në pritje. Ju njoftojmë sapo të ketë ndonjë ndryshim” – tha ai në Klan.

Janë bërë një muaj që kur sindikatat shpallën grevën me kërkesën për rritje të pagave.

Mësimi ishte dashur të fillojë më 1 shtator por që ende nuk ka filluar në të gjitha shkollat e Kosovës.

/GazetaSinjali/